English

Parashikimi i motit për ditën e sotme nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 5 nëntor 2010, NOA - Kushtet e qendrueshme atmosferike do te jene edhe gjate dites se sotme, ku moti i kthjellet do te dominoje qe ne oret e para te mengjesit.

Ne mesdite do te kemi kalime vranesirash te lehta ne zonat malore pergjate kufirit lindor.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Edhe pasditja e se premtes parashikohet se do të vijoje me kthjellime ne te gjithe vendin duke bere qe e gjithe atmosfera te jete ne kushte stabilizuese.

Ne te njejtat kushte te motit te qendrueshem do te mbetemi gjate nates dhe deri ne mengjesin e se shtunes.

Temperaturat e ajrit nuk do te pesojne ndryshim te dukshem ne mengjes por mesdita do te sjelle nje rritje te lehte te temperaturave ne te gjithe territorin.

Era do të fryjë e lehte ne toke dhe ne det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi perendimor ndersa deti do te gjeneroje dallgezim te ulet.

Europa

Europa veriperendore dhe ishujt britanike do te dominohen nga vranesira dhe shira te dendur. Ne gadishullin e Skandinavise do te kete dhe reshje te pakta debore.

Problematike serish do te jete situata ne zonen e Balltikut ku shirat do te jene me intensitete te larta, te shoqeruar me shkarkesa rrufesh sidomos ne Poloni.

Perjashtim bejne Europa Jugperendimore, Europa juglindore si edhe nje pjese e Qendres se kontinentit ku dominues do te jete moti i kthjellet.

Ngjarje ekstreme në Europë

Islanda alarmon stuhi te forta ere dhe shkarkesa me rrufe;

Polonia rrezikohet nga era e forte dhe shira te dendur;

Skandinavia do te mbetet me temperatura te ulta dhe ngrica.

n.e/NOA

KOMENTE