English

Përdhunohet një turiste polake në Kretë, policia arreston një 44-vjeçar shqiptar

Kretë, Greqi, 5 Nëntor 2010 NOA – Një përdhunim i ndodhur në ishullin grek të Kretës, ka për autor një 44 vjeçar shqiptar, i cili sot është arrestuar nga policia helene, si i vetmi i dyshuar për krimin.

Korrespondenti i agjencisë NOA, raporton se bëhet fjalë për një emigrant shqiptar, 44 vjeç, me qëndrim të rregullt në vendin fqinjë, i cili ka përdhunuar më 3 janar të vitit 2009, një turiste polake.

Ngjarja ka ndodhur në zonën turistike të Sitias dhe atje, turistja polake rreth 22 vjeçare, u bë objekt i agresionit nga burri shqiptar i cili e dhunoi dhe më pas abuzoi duke kryer marrëdhënie seksuale me të, nën forcën fizike.

Ngjarja për afro dy vjet mbeti e pazbuluar, pasi autori nuk gjendej. Por sot në lagjen “Selinari”, në lokalitetin Lasithio të Kretës, është arritur në sajë të hetimeve të vazhdueshme të identifikohet dhe arrestohet në Kretë, emigranti shqiptar.

n.s/NOA

KOMENTE