English

Pesha: Të gjithë qytetarët duhet të dëmshpërblehen për periudhën pa abone

Tiranë, 5 nëntor, NOA - Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorit mbas shumë ankesave të ardhura pranë tij nga qytetarë të ndryshëm të kryeqytetit lidhur me ndërprerjen e shërbimit të pajtimit mujor dhe shërbimit të transportit falas për disa ditë nga ana e Bashkisë së Tiranës, do ta shqyrtojë këtë praktikë tregtare në mbledhjen e tij të hënë, pranë mjediseve të ministrisë së Ekonomisë.

Kryetari i këtij komisioni, Besjan Pesha, i ka dërguar konkretisht letër kryetarit të Bashkisë Edi Rama, në të cilën i kërkon pjesëmarrjen apo përfaqësi të autorizuar, për të dhënë sqarime dhe për të vënë në dispozicion kontratat që Bashkia ka me kompanitë që ofrojnë shërbimin e transportit urban në kryeqytet.

Gjithashtu, Pesha u kujton të gjithë konsumatorëve se në baze të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, atyre u lind e drejta e dëmshpërblimit për periudhën në të cilën nuk u është ofruar shërbimi nga ana e Bashkisë së Tiranës.

n.e/NOA

KOMENTE