English

Qëllon policët pasi grabiti të dashurën, zhduket i riu shqiptar

Selanik, 5 Nëntor 2010 NOA – Largimi nga e dashura u shoqërua me marrjen e një shume të madhe parash dhe sendesh të çmuara por në ikje e sipër, autori është përballur me policinë e njoftuar për ngjarjen dhe pa e zgjatur shumë, ka hapur zjarr ndaj uniformave blu.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Karaoli” pranë kryqëzimit që e lidh atë me rrugën “Dhimitriu” në qytetin e Selanikut, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Autori, një emigrant shqiptar 25 vjeçar, pasi ka marrë gjithë çka mundur në banesën ku gjendej shoqja e tij, ka dashur të ikë në drejtim të paditur, kur u përball me disa forca policore.

I gjendur ngushtë, i riu ka nxjerrë një pistoletë që mbante me vete dhe ka hapur zjarr në drejtim të policëve.

Fatmirësisht asnjë nuk është plagosur, kurse i dyshuari arriti t’i shpëtojë ndjekjes së mëtejshme policore duke u zhdukur nëpër rrugët e Selanikut.

Policia tha se po e kërkon të dyshuarin e ngjarjes.

n.s/NOA

KOMENTE