English

Qeveria hedh në transmetim reklama me count-down për heqjen e vizave

Tiranë, 5 Nëntor 2010 NOA – Edhe 4, edhe 3... ditë kanë mbetur deri në heqjen e vizave. Ky është spoti televiziv që siglohet me logon e Këshillit të Ministrave, financuar nga qeveria dhe që ka nisur transmetimet në televizion kombëtar në Shqipëri.

Pak ditë para 8 Nëntorit kur pritet të merret vendimi për heqjen e vizave të përkohshme për shtetasit shqiptarë që posedojnë pasaporta biometrike, ka nisur dhe fushata festive e qeverisë.

Po ashtu, me sloganin “Pa viza në Europë”, Këshilli i Ministrave përmes një spoti televiziv po fton shqiptarët që ditën e martë më datë 9 Nëntor 2010 ora 17.00 të mblidhen në një koncert festiv në qendër të Tiranës.

Sakaq, po vazhdon spoti televiziv që informon shqiptarët për rregullat e lëvizjes pa viza në vendet Shengen të Bashkimit Evropian.

e.r/NOA

KOMENTE