Shkup, 5 nëntor, NOA – Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, i kthyer në një çështje kryesore debati mes pozitës dhe opozitës së këtij vendi, pritet që të ulë në një mbledhje urgjente drejtuesit e partisë shqiptare të Bashkimit Demokratik për Integrim.
E njohur si partia që qeveris bashkë me maqedonasit, BDI sot pritet të dalë me një vendim konkret lidhur me procesin e debateve dhe kritikave që kanë mbërritur nga opozita shqiptare, lidhur me ligjin për regjistrimin e popullatës në Maqedoni.
Konkretisht, bëhet me dijeni se Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie do të diskutojë lidhur me amendamentet e propozuara nga partneri i koalicionit VMRO-DPMNE për shmangien nga regjistrimi të pjesës së emigrantëve, të cilët kanë leje qëndrimi në vendet e jashtme.
BDI ka vlerësuar paraprakisht se kërkon vazhdimin me punë të Komisionit për sistem politik për shqyrtimin e amendamenteve të propozuara për përfshirjen e emigrantëve në procesin e regjistrimit të gjithë popullatës që përfshihet nën juridiksionin e Republikës së Maqedonisë.
n.e/NOA