English

Shqiptarët e diasporës, ekspozitë për100-vjetorin e Nënë Terezës

Emmendingen, 5 nëntor, NOA /Asllan Dibrani - Në Emmendingen të Gjermanisë, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, u hap ekspozitë artistike e krijuesve shqiptarë.

Krijuesit e artit pamorë në emigracion, po japin një kontribut të çmueshëm në përhapjen dhe afirmimin e një pjese të kulturës shqiptare, sidomos të asaj që ka të bëjë me pikturën dhe skulpturën.

Në këtë kuadër te kësaj , brenda muajve të fundit në disa qytete dhe shtete të Evropës dhe më gjerë si në Gjermani, Zvicër, Itali, Britani, Austri, Amerikë e gjetiu, ku jetojnë shqiptarët.

Në këto tubime janë shfaqur aktivitete të ndryshme kushtuar figurës madhështore të Nënë Terezës, një figure me përmasa botërore, që përmes saj populli shqiptar po e identifikon veten edhe pranë popujve të tjerë për zemërgjerësinë, kulturën, humanitetin dhe historinë etj.

Po ashtu u veprua edhe në Gjermani pikërisht në një qytezë regjionale, në rajonin e Freiburgut, në Emmedingen Këtij takimi i paraprin me aktivitet organizativ shoqata "Yjet e Kosovës" e udhëhequr nga Tahir Shabani.

Në të ishin të pranishëm ambasadori Kosovës në Gjermani, Vilson Mirdita, i cili mbajti fjalën e hapjes së këtij takimi.

Por në këtë ekspozitë artistike morën pjesë edhe skulptori Malë Myrtaj dhe piktorët Dan Gashi, Sokol Maloku, Bukurie Dalladaku, Augustin Pepgegaj dhe Asllan Dibrani.

Pjesëmarrjen e artistëve dhe krijuesve shqiptarë me rastin e hapjes se kësaj ekspozite, e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe personalitete të larta gjermane, dhe ajo do të jetë e hapur për vizitorë deri të shtunën më 6 nëntor 2010.

a.d/n.e/NOA

KOMENTE