Shqipëria është më mirë se shumë vende në zhvillim – por jo për të gjitha
Nga Kseniya Lvovsky
Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri
Do të doja të filloja me falënderimin e Ministrit të Mjedisit për fjalën e tij të hapjes si dhe organizatorët e shumtë të këtij aktiviteti të rëndësishëm që ftuan edhe Bankën Botërore në këtë kremtim.
Për shumë vjet kam punuar në projekte të furnizimit me ujë të zonave rurale dhe kanalizimeve në Azinë Jugore, kryesisht në Indi. Por asnjëherë më parë nuk më është dhënë rasti të marr pjesë në një aktivitet që feston 10-vjetorin dhe diskutuar sfida të rëndësishme të sektorit të ujit. Me këtë standard Shqipëria ka demonstruar angazhimin e gjatë në trajtimin e një prej çështjeve më kritike të Objektivave për Zhvillim të Mijëvjeçarit (OZHM).
Ajo që po diskutojmë dhe mësojmë sot në këtë konferencë ka të bëjë me përkthimin e këtij angazhimi në një ndikim të prekshëm në jetën e të varfërve dhe banorëve të zonave rurale. Pra le t’i kthehemi temës së këtij paneli që është “Sigurimi i shërbimeve për zonat rurale dhe të varfrit – Përcaktimi dhe shqyrtimi i problemit. ”
Një perspektivë globale – Përmasat e problemit
Mbi 800 milion njerëzve iu mungon akoma furnizimi me ujë sipas vlerësimeve të WHO/UNICEF
Me këtë hap, bota nuk do të jetë në gjendje të plotësojë objektivin e OZHM-së për pothuaj 1 miliard njerëz
Si rezultat 2. 2 milionë foshnja vdesin çdo ditë nga shkaqe të parandalueshme
Rreziqet nga diarrea janë më të mëdha sesa ato nga HIV/AIDS, malaria dhe tuberkulozi të marra së bashku
Nga pikëpamja ekonomike ne si Bankë Botërore vlerësojmë se 2-7% e GDP-së humbet për shkak të ujit jo të pijshëm dhe kanalizimeve të këqija në vendet në zhvillim, ndërsa përfitimet ekonomike e kapërcejnë koston e investimeve nga 3 në 30 herë.
Shqipëria është më mirë se shumë vende në zhvillim – por jo për të gjitha
Shqipëria is ka rreth 8, 600 m3 ujë për frymë në vit nga burimet ujore– një pozitë e lakmueshme për shumë vende
Shkalla aktuale e përdorimit vlerësohet në vetëm 6 % në vit.
Një shkallë relativisht e lartë me 90% e aksesit ndaj ujit në bashkitë e qyteteve
Por një akses shumë më të ulët prej 58% në zonat rurale
Kanalizimet janë 68% për zonat urbane dhe 2% për ato rurale
18 % e familjeve në zonat rural harxhojnë 30 minuta apo më shumë për të siguruar ujin e pijshëm kundrejt 6 % në familjet e zonave urbane (DHS 2009). Grave ju takon barra më e rëndë.
Megjithëse jo të shumtë në numër, ka akoma komuna dhe njerëz që mbeten jashtë këtyre arritjeve. Furnizimi me ujë është një prioritet urgjent në shumë fshatra malore. Për shembull fshati Cahan, në Has të Kukësit, të cilin unë e vizitova kohët e fundit.
Pra pyetja shtrohet si mund të sigurohen rezultate më të barabarta ndaj aksesit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve
Sfida të rëndësishme të politikave nga perspektiva globale
Prioritizim dhe drejtim i pamjaftueshëm i politikave
Investime kombëtare të pamjaftueshme mos trajtimi në shkallën e duhur i familjeve në zonat rurale dhe të varfërve
Kapaciteti i dobët institucional
Mungesa e përgjegjshmërisë dhe incentivave për furnizuesit e shërbimeve të furnizimit me ujë
Mbledhje e dobët e të dhënave dhe analizave për të orientuar politikat
Sfida të veçanta për Shqipërinë
Keqmenaxhimi në shpërndarjen e ujit është një problem kronik:
Mesatarja në nivel kombëtar e furnizimit me ujë është 13 orë në ditë
Mosarkëtimi për 70% të furnizimit me ujë është një shifër alarmante
Vetëm në 44% të familjeve janë vendosur matës të ujit duke penguar menaxhimin e mirë në këtë sektor
Kompensimi duhet dhe mund t’ju ofrohet më mirë të varfërve
Banka Botërore vlerëson se kompensimet në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve janë rreth 30 milionë dollarë në vit
Pjesa më e madhe e këtij kompensimi shkon për të mbështetur operatorët e ujësjellës-kanalizimeve
Dihet shumë pak se sa nga këto kompensime shkojnë tek ata që kanë nevojë për këtë asistencë, megjithatë mund të thuhet se ka vend për përmirësime në kompensimin për të varfërit përfshirë dhe ata që nuk kanë përfituar deri tani
Si po ndihmon Banka Botërore?
Së pari, ne kemi rënë dakord me qeverinë për t’i dhënë hapësirë sëktorit të ujit në krye të Strategjisë sonë të Partneritetit për Vendin.
Së dyti, ne po e ndihmojmë qeverinë në formulimin e Strategjisë së Sektorit të jësjellës Kanalizimeve, që vec të tjerash synon të trajtojë cështjen e kompensimeve duke i ristrukturuar që të ndihmojnë më shumë të varfrit.
Së treti, po kryejmë studimin pilot “Të gatshëm të paguajmë” për të kuptuar më mirë kushtet dhe prioritetet e qytetarëve nga shtresa të ndryshme të popullsisë dhe për të shqyrtuar cilësinë e shërbimeve dhe politikat e tarifave që ato të përcaktohen sa më saktë në përputhje me nevojat e grupeve të ndryshme.
Së katërti, ne po përgatisim një projekt të ri për të zhvilluar një skemë që do të përmirësojë në mënyrë të ndjeshme furnizimin më ujë të Durrësit që përfshin më shumë se 126 mijë banorë në tre bashki dhe katër komuna në veri të Durrësit.
Së pesti, ne po ndihmojmë në përgatitjen e Programit të Menaxhimit të kërkesës për ujë që do të reduktojë humbjet e pallogaritura të tij (përmes vendosjes së matësve, menaxhimit më të mirë dhe ndërgjegjësimit publik)
Së gjashti, ne po përgatisim një projekt investues për përmirësimin e menaxhimit të integruar të burimeve ujore dhe ujitjes që do të ndihmojë së pari komunitetet rurale si për ujë të pijshëm, ashtu edhe për nevoja të tjera shtëpiake.
Së shtati, ne po sigurojmë një furnizim cilësor me ujë të pijshëm dhe kanalizime përmes projekteve jashtë sektorit të ujit, si p. sh. në projektin e arsimit, ku Banka Botërore së bashku me partnerë të tjerë po mbështet qeverinë në ndërtimin dhe rehabilitimin e shkollave, disa prej të cilave janeë në zonat rurale.
Më tej, do të dëshiroja të theksoja angazhimin serioz të Bankës Botërore, për të punuar ngushtësisht me të gjithë grupet e interesit në sektorin e ujësjellës kanazimeve në drejtimet e mëposhtme:
Nxitja e mirëqeverisjes dhe përkujdesjes ndaj një aseti kombëtar të rëndësishëm por edhe të kërcënuar;
Sigurimi i një barazie më të madhe në aksesin ndaj ujit dhe shërbimeve të kanalizimeve;
Gjetja e qasjeve sa më eficiente dhe efektive ndaj burimeve të energjisë që do të siguronin një qëndrueshmëri afatgjatë te ofrimit të shërbimit të ujësjellës kanalizimeve; dhe
Pakësimi i kompensimeve ndaj institucioneve, duke u përkujdesur ndaj kompensimeve për ata që janë më në nevojë, komuniteteve rurale dhe të varfërve.