English

Urgjent – Gjendet trupi i një shqiptaro-malazezi në Kune të Lezhës

Lezhë, 5 Nëntor 2010 NOA – Një i ri është gjetur i vdekur pak minuta më parë në zonën e Kunes në Shëngjin - Lezhë, nga banorë – kalimtarë të rastësishëm të cilët njoftuan policinë.

Nga hetimet paraprake, rezulton se trupi i përket 37-vjeçarit Fran Markaj, shtetas shqiptar me kombësi malazeze.

Policia dyshon shumë se kemi të bëjmë me një vdekje aksidentale. Famiuljarët janë shprehur se i ndjeri kishte dalë për të mbledhur bohçe pishe.

Në të vërtetë, viktima u gjet pikërisht poshtë një pishe dhe kishte pësuar fraktura të shumta në trup dhe kokë.

e.r/NOA

KOMENTE