English

Varfëria, vetëvaret një 55-vjeçare shqiptare në Greqi

Volos, 5 Nëntor 2010 NOA – Një emigrante shqiptare i dha fund jetës në Greqi, në kushte të një gjendjeje të rëndë ekonomike që ishte shoqëruar edhe me probleme familjare.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se ngjarja ka ndodhur sot në zonën e Neapolis në Volos të Greqisë dhe ka për viktimë një grua 55 vjeçare e cila prej vitesh kishte lënë Shqipërinë dhe jetonte familjarisht në vendin fqinjë.

E ndjera u gjet e varur në një degë ulliri, pikërisht në një plantacion ullinjsh ku ajo kishte shkuar si çdo ditë tjetër për të punuar.

Nga hetimi që bëri policia dhe nga marrja në pyetje e familjarëve të saj, rezultoi se 55 vjeçarja kohët e fundit përjetonte keq gjendjen e vështirë ekonomike duke u shoqëruar edhe nga probleme në familje.

Në këto kushte ajo ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëvarur. E tmerrshme ishte skena që u konstatua nga djali i të ndjerës që e gjeti të ëmën të varur në degën e ullirit.

Policia tha se familja e të ndjerës ka vendosur të dërgojë trupin në Shqipëri për ta përcjellë në banesën e fundit.

n.s/e.r/NOA

KOMENTE