English

Vrasjet politike, shteti dhe opozita

Krizës së rëndë ekonomike që ka pllakosur çdo familje shqiptare i është shtuar kohët e fundit dhe pasiguria e jetës. Ndërsa nga ana tjetër pushteti flet për siguri absolute. Dhe më keq akoma Ministri i Brendshëm sapo mëson për ngjarjen, puna e parë që bën deklaron, se përjashtoj pistat për motive politike, ende pa kaluar një orë nga ngjarja. Çështë kjo papërgjegjshmëri?

Nga Xhemal Qefalia

Një javë më parë u vra me armë zjarri në derën e shtëpisë kryetari i një komune në Kukës përfaqësues i PS.

U vranë punonjës policie në Vlorë dhe Shkodër.

U vranë taksisti dhe roja e karburantit në Lushnjë.

U kërcënua deputetja Ermonela Felaj.

S’ka ditë që të mos ndodhin aktet kriminale, si vjedhje me pasojë vdekjen, si dhe vendosje eksplozivësh në banesa, prona, makina etj.

Krizës së rëndë ekonomike që ka pllakosur çdo familje shqiptare i është shtuar kohët e fundit dhe pasiguria e jetës. Ndërsa nga ana tjetër pushteti flet për siguri absolute. Dhe më keq akoma Ministri i Brendshëm sapo mëson për ngjarjen, puna e parë që bën deklaron, se përjashtoj pistat për motive politike, ende pa kaluar një orë nga ngjarja. Çështë kjo papërgjegjshmëri? Ju keni 16 muaj ende pa zbardhur vrasja e deputetit të ndjerë. Si keni kurajon dhe gjeni kohën të jepni shfaqje përgjoja kapje kriminelesh të improvizuar në sheshin Skënderbej, ndërsa realët (kriminelët e vërtetë) ju ikin përpara syve.

Po çfarë mund të presësh nga një pushtet që tjetërson vullnetin e shqiptarëve?! Një pushtet që grabit votën, nuk ka si të sigurojë as gjënë më të shtrenjtë, jetën e qytetarëve të saj. Si deputet i ri i këtij parlamenti nuk ka qenë e vështirë të kuptoj që ky pushtet sa herë ballafaqohet me problemet e vërteta gjen alibira për të çoroditur opinionin publik. Kur ne kërkojmë të krijohet komision për transparencë për zgjedhjet e grabitura të 28 qershorit, ju krijoni të ashtuquajturin komision për masakër e Tivarit. Kur ne bëjmë prezent krizën e ekonomike, denoncojmë korrupsionin që çoi në përmbytjen e zonës së Shkodrës, ju bëni ironi me ta, duke thënë do ta bëjmë Bunën të lundrueshme.

Parlamenti europian kërkon të zbatohet rezoluta për zgjidhjen e krizës politike ne vend, ju keni gati alibinë e radhës. Shembjen e piramidës!! Se kështu rrezoni Enverin. Nuk është Enveri, por enverizmi në mendjet, në kokat tuaja që mbani peng këtë vend. Tani me lejoni t’ju pyes. Çfarë bëtë ju për shtresën e të burgosurve të regjimit komunist? Kanë kaluar 20 vjet dhe çështja e integrimit të të burgosurve politike ende nuk ka marrë një zgjidhje dinjitoze. Vazhdoni të talleni, duke i sorollatur në mënyrën më të pamëshirshme në hapësirat e errëta të gënjeshtrave tuaja që nuk mbarojnë kurrë. Edhe pas 20 vjetësh kjo shtresë mbetet pafajësish e prangosur, pas premtimeve që nuk u mbajtën kurrë nga kryeministri që siç thonë ata vetë..në mëngjes i gënjen, në drekë përsëri i gënjen dhe në darkë përgatitet ti gënjej prapë.

20 vjet rresht, këtë shtresë e keni përdorur vazhdimisht thjesht si kontingjente për tu marrë votat, ndërkohë që nuk keni realizuar asnjë nga premtimet e thëna shpesh herë me bujë. Ne deputetët e PS, do ti kërkojmë me vendosmëri kryeministrit të vendit, çfarë ka bërë ky njeri për ish të dënuarit politik? Ne do ta marrim këtë nismë jo për të shumuar elektoratin edhe me përfaqësues të kësaj shtrese, por duke ndjerë detyrimin politik, moral dhe njerëzor për të zgjidhur hallet dhe pakësuar dhimbjet e tyre.

Ka ardhur koha për një model te ri. Ka ardhur koha për transparence të plotë dhe të gjithanshme.

KOMENTE