Izrael, 6 nëntor NOA - Vishet me rroba leopardi, me mini dhe taka. Asgjë e çuditshme për një vazjë 18-vjeçare me një fizik për t’u pasur zili.
Një metër e 80 cm e gjatë, me flokë të gjata gështenjë e kanë kthyer atë në modelen më të klikuar në ueb.
Megjithatë, për t’u theksuar është se ajo mbetet dhe më e kritikuara.
Esther Petrack, faktikisht, është çifute ortodokse dhe ka marrë pjesë në shoun amerikan “America’s Next Top Model”.
E lindur në Jeruzalem, Esther pohon se është rritur në një familje e cila i zbaton me përpikëri ligjet çifute.
Megjithatë, ajo nuk ka pasur asnjë dyshim kur mendonte të sfilonte në kostume banjoje përpara jurisë amerikane të konkursit të bukurisë.
Fatkeqësisht, ajo nuk arriti të fitonte konkursin duke humbur 100 mijë dollarët që ishin si çmim.
Megjithatë janë të shumta, shtëpitë e modës, që po e kërkojnë atë si modele.
r.b/NOA