English

Francë, punë shtëpiake në këmbim të seksit

Francë, 6 nëntor NOA - Në kohë krize, të gjithë mundohen të përfitojnë në mënyra nga më të ndryshme.

Në Francë, kanë shpërthyer njoftimet në internet, të cilat në këmbim të seksit kërkojnë kryerjen e punëve të vogla.

Profesorë, hidraulikë dhe artizanë, vënë në shitje trupin e tyre me njoftime të tipit: “Riparime të vogla në këmbim të seksit”. Nga pikëpamja ligjore, personat që ofrojnë diçka të tillë nuk mund të penalizohen, por ajo çka është më shumë shqetësuese është fakti në lidhje me luftën kundër prostitucionit.

Si shembull është marrë një profesor matematike 45-vjeçar, i cili ofron kurse të lëndës së tij vajzave 18-vjeçare në këmbim të përkëdheljeve.

r.b/NOA

KOMENTE