Bathore, 6 nëntor, NOA – Forcat e policisë së Tiranës kanë arrestuar në flagrancë 43-vjeçarin Bajram Koleci, pasi tek kthesa e Bathores, për motive të dobëta, me fadromën e tij me targë TR 9762 J, ka dëmtuar mjetin e policisë tip Shevrolet, me drejtues punonjësin e policisë Seit B.
Për këtë ngjarje nga strukturat e policisë janë kryer veprimet procedurale dhe ndaj Bajram Kolecit është marrë masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me mjete të tjera”, parashikuar nga neni 154 i Kodit Penal.
Ndërkohë pretendimet e ngritura nga Bajram Koleci, ndaj veprimeve të kryera nga punonjësi i policisë Seit B., po hetohen nga strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.
Nisur nga ky fakt për punonjësin e policisë Seit B., nga Drejtoria e Policisë Rrugore është marrë masa e pezullimit nga detyra, deri në përfundim të hetimeve për këtë rast.
n.e/NOA