Tiranë, 6 nëntor, NOA- Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve do të propozojë sot një nismë ligjore për imunitetin e deputetëve të Parlamentit Shqiptar. Drejtuesit e kësaj organizate do të protestojnë sot përballë Parlamentit, në shenjë mbështetje për deklaratën e eurodeputetëve të cilët e cilësuan imunitetin e kolegëve të tyre shqiptarë si të "pakufizuar".
Drejtuesi i kësaj Lëvizje Altin Goxhaj tha se protesta e ZMK-së do të jetë dhe për imunitetin ekonomik dhe doganor të ligjvënësve të Shqipërisë, si konsumator. Kjo pasi deputetët përfitojnë një sërë lehtësirash si konsumator.
a.k/NOA