Bolonja, 6 nëntor, NOA – Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për vjedhjen e një sërë shtëpish dhe dyqanesh në Itali. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se ndalimi i 4 shqiptarëve është bërë gjatës natës së djeshme në Bolonja.
Ka qenë një makinë e vjedhur më parë nga pesë shqiptarët që ka bërë të mundur dhe identifikimin e vjedhjeve të tjera. Karabinierët kanë hasur një makinë tip “Seat Ibiza” në afërsi të Bolonjës, në bordin e së cilës ishin katër persona. Pasi kanë verifikuar targat, karabinierët kanë vënë re se makina ishte denoncuar si e vjedhur nga pronari i saj i vërtetë.
Pasi kanë parë shenjën e ndalimit nga policia, të katër shqiptarët janë larguar prej saj dhe kanë nisur të vrapojnë.
Nga ky moment policia është vënë në ndjekje dhe ka arritur të kapë të katër shqiptarët, për të cilët jepet vetëm mosha e 20 dhe 19 vjeç.
Korrespodenti i NOA raporton se një prej shqiptarëve është hedhur në lumë. Por në këtë moment ka nisur dhe rrethimi i zonës nga policia. I riu shqiptar është arrestuar sapo ka dalë nga lumi.
Por edhe në këtë moment nuk kanë munguar incidentet. 19-vjeçari ka goditur me grushte dhe me shkelma karabinierët, duke rënduar edhe akuzat ndaj tij në polici.
a.k/NOA