English

Halle Berry, e shpërfytyruar nga trukimet e Hollivudit

Uashington, 6 nëntor NOA - E shpërfytyruar: fytyrë e fryrë si një top futbolli, buzë dhe gjoks të një mase të ekzagjeruar, kjo ishte mënyra se si u shfaq disa orë më parë Halle Berry përpara objektivit të fotografëve.

Gjithçka, falë një serie ndërhyrjesh estetike .

Megjithatë duhet thënë se ka një shpjegim, pasi ndërhyrjet janë si rrjedhojë e një pune fantastike të prodhuesve hollivudian që po realizojnë “Truth or Dare”, filmi I ri që ka protagonist Berry.

Edhe pse bëhej fjalë vetëm për trukime kinematografike, sërish Halle sapo u vu në dijeni të prezencës së avokatëve, preferoj të mbrohej prej tyre duke u mbuluar, por sërish ata falë profesionalitetit të tyre arritën të merrnin disa imazhe të aktores.

r.b/NOA

KOMENTE