English

Moti vazhdon i mirë, parashikimi për ditën e sotme, nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 6 nëntor, NOA - Qarkullimi perendimor i masave ajrore do te beje qe i gjithe territori shqiptar te ndikohet nga qendra me presion te larte atmosferik. Qe ne oret e para te mëngjesit, pjesa me e madhe e vendit do te dominohet nga moti i kthjellet perjashtuar kalime vranesirash te lehta ne zonat veriore-verilindore.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te vijoje me diell ne bregdet dhe zonat e uleta ndersa zonat malore do te karakterizohen nga kthjelllime dhe vranesira te herepashershme. Ne mbremje dhe gjate nates do te kemi shtim te vranesirave ne te gjithe vendin. Temperaturat e ajrit do te pesojne nje renie te lehte ne mengjes por mesdita do te kete rene me 2 grade te temperaturave ne te gjithe vendin. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtesi 25 km/h dhe drejtim perendimor kjo do te beje qe dallgezimi ne det te mbetet i ulet.

Europa

Europa veriperndimore dhe nje pjese e qendres se kontinentit do te perfshihen nga nje sistem i fuqishem vranesirash dhe shirash te konsiderueshem ku problematike sutuata do te jete ne poloni pasi rreshjet do te jene me intensitete te larta. Ne pjesen e dyte te dites ky sistem do te zhvendoset drejt rajonit te mesdheut dhe gadishullit te Ballkanit ku vranesirat dhe shirat do te jene prezent edhe gjate nates. Gadishulli i Skandinavise do te dominohet nga moti i kthjellet Por temperaturat do te jene te uleta. Ndersa Europa juglindore dhe nje pjese e jugperendimit te kontinenit do te dominohen nga kthjellime dhe vranesira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë

Ishujt britanike alarmon shira intensive dhe stuhi te forta ere;

Polonia rrezikohet nga reshje te dendura dhe ere te forte;

Europa qendrore rrezikohet nga mjegulla e dendur.

n.e/NOA

KOMENTE