Tiranë, 6 Nëntor, NOA - Qarkullimi i masave ajrore ne ngrohta dhe te lageshta nga jugperendimi i kontinetit do te beje qe pjesa me e madhe e vendit te jete me vranesira te cilat do te vijne duke u shtuar gjate oreve te mesdites.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Pjesa e dyte e dites do të shtoje vranesirat ne te gjithe territorin shqiptar, duke bere qe ne oret e vona te mbremjes te gjenerohen shira te konsiderueshem ne te gjithe vendin. Edhe gjate nates shirat do te bien me intensitet te larte sidomos veriperendim dhe jugperendim te vendit. Temperaturat e ajrit do të qendrojne konstante si vlerat e mengjesit dhe ne ato te mesdites. Era do të fryjë mesatare ne toke dhe deri e forte ne det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi perëndimor-jugperendimor duke bere qe dallgezimi ne det te arrije ne 4 balle.
Europa
Zona e Alpeve dhe rajoni i Mesdheut do te dominohen nga vranesira dhe shirash te konsiderueshem ku ne zonen e Alpeve do te kete reshje debore. Ne pjesen e dyte te dites ky sistem do te zhvendoset drejt Ballkanit Lindore ku vranesirat dhe shirat do te jene prezent edhe gjate nates. Gadishulli i Skandinavise do te dominohet nga moti i kthjellet Por temperaturat do te jene te uleta. Ndersa Europa jugperendimore dhe verilindja e kontinenit do te dominohen nga kthjellime dhe vranesira kalimtare.
Ngjarje ekstreme në Europë
Italia veriore alarmon shira intensive dhe stuhi te forta ere;
Zona e Alpeve rrezikohet nga debora e dendur;
Vendet Nordike alarmojne per temperatura te uleta.
n.e/NOA