English

Një delegacion i parlamentit të Arabisë, mbërrin në Shqipëri

Tiranë, 6 Nëntor, NOA - Me ftesë të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli në datat 8 dhe 9 nëntor do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë delegacioni i parlamentit të Arabisë Saudite, i kryesuar nga kryetari Abdullah bin Muhamed bin Ibrahim Al-Al Sheikh.

Kjo është vizita më e lartë e një autoriteti saudit në Shqipëri. Vizita synon thellimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën politike dhe ekonomike.

Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli dhe homologu i saj Dr. Abdullah bin Muhamed bin Ibrahim Al-Al Sheikh do të takohen ditën e hënë më 8 nëntor, ora 10:05 në mjediset e Selisë së Kuvendit dhe në orën 11:00 do të japin një prononcim të përbashkët për mediat.

Ndërkohë, delegacioni i Parlamentit Saudit do të pritet ditën e martë, më 9 nëntor, ora 11:05 nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe në orën 12:00 nga Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Gjatë vizitës në Tiranë, delegacioni i Parlamentit të Arabisë Saudite do të takohet edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto.

n.e/NOA

KOMENTE