Tiranë, 6 Nëntor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 6 Nëntor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.
Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme reagimin e delegacionit të PE, në mbledhjen e Komitetit të përbashkët të Stabilizim-Asocimit, pas sherrit mes politikanëve shqiptarë. Sikundër, gjen pasqyrim edhe çështja e aboneve, ku paraqitet padia e ministrisë së Transporteve ndaj operatorëve të transportit publik. Ato rendisin edhe deklaratat e kryeministrit Berisha dje për liberalizimin e vizave.
E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin kryesor “PD kthen mbrapsht edhe Doris Packun”, i cili citon detaje nga sherri i djeshëm mes palëve të politikës shqiptare në mbledhjen e Komitetit të përbashkët të Stabilizim-Asocimit.
“Legalizimet, lista e re e ALUIZNI-t”, është një tjetër artikull që ndalet në listimin e ri të përfituesve të tapive nga Agjencia e Legalizimeve.
“Ushtarakët, 3 miliardë lekë për pensionet suplementare”, është një artikull i gazetës që u referohet kuotave të reja të përfitimit prej kësaj shtrese.
Gazeta “Panorama” publikon si artikull kryesor ditën e sotme atë me titullin “Zbardhen replikat/ Dështon kompromisi, PE: Jemi të zhgënjyer”, i cili flet për deklaratat e kreut të delegacionit të PE në Tiranë Eduard Kukan, pas sherrit të djeshëm të politikanëve.
Artikulli tjetër kryesor i kësaj gazete është “Elvana Gjata ndahet nga i dashuri pas 6 vitesh”,.
“Fondet në buxhet/ Qeveria e parashikoi në 2011 statusin e anëtarësimit”, është një artikull tjetër që do lexoni në faqet e kësaj të përditshmeje.
Një tjetër artikull i gazetës është edhe ai me titullin “skandali i Boboshticës, kreu i OMONIA-s në prokurori” që i referohet debatit për skandalin e Boboshticës.
“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Hetimi i zgjedhjeve, PD kundër Doris Pack”, i cili citon detaje nga sherri i zhvilluar dje në mbledhjen e Komitetit të përbashkët të Stabilizim-Asocimit.
Ndërkohë në këtë argument është dhe titulli tjetër “Partia Socialiste: Ministrja e Integrimit, e lidhur me mafian”.
“Lista e plotë, KLD shpall 29 kandidatët për vendet që janë bosh”, është një artikull që u referohet publikimeve të fundit të emrave nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
“Ushtarakët, dokumentat e plota që nevojiten për pensionin” është një listim i ri që do lexoni në këtë të përditshme.
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Parlamenti Evropian dështon në Tiranë”, i cili flet për mbledhjen e djeshme të Komitetit të Stabilizim-Asocimit dhe në Tiranë, ku palët nuk ranë dakord me propozimet e europarlamentarëve.
Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Meta propozon Vangjel Tavon si ministër të Shëndetësisë”, që tregon lëvizjet e fundit në Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Kreu i OMONIA-s në prokurorinë e Korçës”, “Muhedini: Të bashkohemi/ Idrizi: Greqia të kërkojë falje, do kthehemi në Çamëri” etj.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Zgjidhja e ngërçit, avazi i Partisë Socialiste dështon edhe misionin e BE”, i cili flet për mosmiratimin e djeshëm të propozimit të ekspertëve të BE për hetimin e zgjedhjeve.
“Skandali i aboneve, nis ndjekja penale”, është një tjetër artikull i cili i referohet padisë së paraqitur nga ministria e Transporteve.
Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Rama nis akuzat për listat, Poni: Ka frikë për zgjedhjet”.
Një koment i kësaj gazete është ai titull “Nga Sali Berisha/ Në prag të një vendimi historik”.
n.e/NOA