Palermo, 6 nëntor, NOA - Pastore del zbuluar. Duke u bazuar në atë çka ka publikuar e përditshmja spanjolle “El Mundo Deportivo”, argjentinasi i Palermos, Javier Pastore ka pranuar faktin se i pëlqen të kalojë në radhët e Barcelonës.
Pastore, është një mik i ngushtë i Messit, përkrah të cilit ai do të ishte tepër i lumtur të luante.
Tashmë, gjithçka mbetet në dorë të presidentit Zamparini, i cili gjatë sezonit të ardhshëm të merkatos verore, do të përballet me shumë oferta që do të vijnë drejt lojtarit.
Kostoja e kartonit të lojtarit, shut siç është përsëritur shumë herë nga vetë presidenti, rrotullohet rreth shifrës së 60 milionë eurove.
r.b/NOA