Romë, 6 nëntor, NOA - Trashëgimia arkitektonike e së kaluarës italiane ka pësuar një dëm të madh, pasojë e shembjes së Dhomës së Gladiatorëve, në parkun arkeologjik të Pompeit, i njohur ndryshe me emrin Domus.
Sipas raportimeve të mediave italiane, në të njëjtën ndërtesë ndodheshin edhe vizatime e piktura të kohës së antikitetit.
Ndërtesa ishte një lloj palestre ku gladiatorët stërviteshin dhe ku më pas vendosnin armët, në brendësi të disa zgavrave në mur.
n.e/NOA