English

PS: Mazhoranca po tenton të manipulojë zgjedhjet e ardhshme

Tiranë, 6 nëntor, NOA – Partia Socialiste ka shtuar akuzat ndaj mazhorancës në lidhje me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore. Kryetarja e minibashkisë nr.1 në Tiranës dhe njëkohësisht anëtares së Kryesisë së PS, Lindita Nikolla u shpreh sot se pas vonesave për publikimin e listës së zgjedhësve janë tentativat për të manipuluar zgjedhjet vendore.

“Është momenti që të sqarohen përfundimisht gënjeshtrat e Lulëzim Bashës dhe Ferdinand Pones të cilët njësoj sic vodhën zgjedhjet e 28 qershorit po përpiqen të vjedhin edhe zgjedhjet e ardhshme”, tha ajo.

Nikolli u shpreh se vet ministri i Brendshëm, Lulzim Basha ka firmosur një dokument ku thekson se publikmi i listave do të niste në 26 tetor.

“Ministria e Brendshme pretendon se çdo gjë është në rregull, por fakti është se sot plot 12 ditë pas skadimit të afatit njësitë vendore janë të pafuqishme për të publikuar listat paraprake zgjedhore sipas ndarjes së re të qendrave të votimit’, tha sot Nikolli në një deklratë nga selia e PS-së.

Sipas publikimi korrekt i listave është i bllokuar për faj të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, institucion që është nën varësinë e plotë të Ministrisë së Brendshme.

“Dje pamë edhe njëherë ministrinë e brendshme që duke tundur kodin akuzonte opozitën. Sërish i njëjti manipulim që tenton tu servir shqiptarëve gjysmë të vërteta. Siç e kemi thënë vazhdimisht problemi i zgjedhjeve të fundit nuk ishte kodi elektoral por zbatimi i tij”, tha Nikolli.

Ajo ju referua Kodit Zgjedhor për listat, duke theksuar se ky kod ngarkon të zgjedhurit vendor me hartimin dhe gjenerimin e listave të votuesve, por listat janë në administrimin në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

“Pra kodi i jep të drejtën njësive vendore, ndërkohë që Lulëzim Basha përmes mekanizmave të tij e bllokon këtë të drejtë duke krijuar të njëjtën situatë si një vit më parë çka solli vjedhjen masive të votës së shqiptarëve”, tha ajo, duke shtuar se kryeministri Sali Berisha, “vodhi zgjedhjet e përgjithshme për të tentuar vjedhjen e zgjedhjeve lokale”.

a.k/NOA

KOMENTE