San Françisko, 6 nëntor, NOA - Për të luftuar obesitetin tek fëmijët, në San Françisko do të ndalohen lojërat brenda Happy Meal, ushqimi për fëmijë i Mc Donald.
Kështu, urdhri i ri parashikon se dyqanet e fast-food, mund të japin një dhuratë në rast se ushqimet do të shoqërohen nga një sasi më e vogël se 600 kalori, me më pak se 35% yndyrë dhe më pak se 500 mg natrium.
Ushqimet për fëmijë duhet të përmbajnë gjithmonë fruta dhe zarzavate.
Kjo normativë do të hyjë në fuqi duke filluar që nga dhjetori I vitit 2011, por deri tani ka shkaktuar protesta të shumta.
Ka qenë dhe vetë kryebashkiaku i San Françiskos që ka tentuar ta ndalojë këtë aprovim, por jo me sukses.
Megjithatë, promovuesit e kësaj ideje kanë theksuar se “fëmijët amerikanë vuajnë nga obezia” dhe statistikat flasin për rreth 30% të fëmijëve mbipeshë.
r.b/NOA