English

Sharp Galapagos 003SH dhe 005SH, dy smartphone me ekran 3D

Uashington, 6 nëntor, NOA - Sharp ka njoftuar ditën e djeshme në tregun japonez smartphonët e ri Galapagos 003SH dhe Galapago 005SH, dy celularë të tipit Android 2.2 të karakterizuara me një ekran I cili mundëson vizibilitetin e imazheve dhe filmave në 3D pa veshur syzet speciale.

Sharp Galapagos 003SH ka një kamer 9.6 megapiksel, ndërsa Sharp Galapagos 005SH karakterizohet nga një tastier QWERTY me hapje me rrëshqitje dhe kamer 8.0 megapiksel.

Dy smartphonët kanë një ekran me prekje prej 3.8 polësh në formatin ËVGA dhe një processor Qualcomm Snapdragon me frekuencë 1 GHz.

r.b/NOA

KOMENTE