English

A mund t'i kënaqë Turqia të gjithë miqtë?

Turqia është sot shumë herë më e famshme dhe më e fortë seç ishte gjatë periudhës së ndritur të Perandorisë Osmane. E vetmja pyetje është se: a mund t'i kënaqë ajo të gjithë miqtë e saj në të njëjtën kohë?

Nga James Traub, “Foreign Policy”

Në ditët e sotme është shumë mirë të jesh si Turqia. Ekonomia e saj, e cila pothuajse nuk është cenuar fare nga kriza ekonomike botërore, u rrit për 11.7 përqind gjatë çerekut të parë të këtij viti dhe për 10.3 përqind gjatë çerekut të dytë. Tamam sikur të ketë rilindur një Perandori Osmane e dytë, Turqia ka sponsorizuar hyrjen e lirë pa vizë për Sirinë, Jordaninë dhe Libanin dhe është drejt rrugës së mbarë për të krijuar një zonë të lirë tregtare gjithashtu. Turqia është një forcë e vërtetë, jo vetëm për fqinjët e saj, por gjithnjë e më e madhe edhe për tërë botën. Është presidente e ardhshme e Këshillit të Europës, një monitoruese e Këshillit të Bashkëpunimit të Gulf’it dhe një mikeshë e re e ASEAN’it dhe Mercosur’it. Bota është duke marrë rrugën që të çon drejt pragut të saj. Kur isha në Ankara javën e kaluar, ministri i Jashtëm sudanez ishte atje, kurse francezët, austriakët dhe polonezët sapo e kishin vizituar. Zyrtarët politikanë irakianë bënin pelegrinazhe të vazhdueshme atje. Turqia tashmë është bërë rrjeti kryesor i eksportit të shërbimeve diplomatike. "Për herë të parë të gjithë po na kërkojnë këshilla", thotë Selim Yenel një deputet dhe sekretar i çështjeve të jashtme i super-amerikanizuar, dhe njeriu përgjegjës për marrëdhënie me Washingtonin. Ashtu si fuqitë e tjera të mëdha, Brazili dhe Afrika e Jugut që po lulëzojnë si ajo, Turqia ka qenë dikur një shtet i krahut të majtë të cilën Perëndimi mund ta fuste kurdo në xhep gjatë periudhës të Luftës së Ftohtë. Përsëri njëlloj si këto shtete, turqit tashmë kanë vetëbesim të mjaftueshëm për të ndjerë se tashmë nuk kanë më nevojë t'i përkasin askujt. Këto shtete janë tashmë të fortë për veten e tyre. Si Turqia ashtu edhe Brazili e demonstruan këtë fakt më së miri kur arritën të kryenin marrëveshje me Iranin në majin e kaluar, në zhgënjim të Washingtonit, për të siguruar se Teherani nuk do të prodhonte karburant për armët bërthamore. Në mënyrë të habitshme, Turqia, Brazili dhe Nigeria janë tashmë pjesë e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, ndërkohë që edhe Afrika e Jugut dhe India do të jenë vitin e ardhshëm, një varg vrastar i fuqive në zhvillim dhe një pamje e qartë e një bote post -hegjemoniste dhe policentrike. Por, ka një ndryshim mes këtyre shteteve që po kthehen në fuqi. Turqia ndryshe nga të tjerët ka rëndësi dhe peshë më të madhe diplomatike. Ndërmjet tyre, Turqia është i vetmi shtet tejmase mysliman dhe i vendosur në mes të Lindjes së Mesme dhe në distancë të konsiderueshme praktikisht nga çdo zonë krize të planetit. Megjithatë, pyetja më e rëndësishme për momentin është se çfarë lloj force dëshiron të jetë Turqia. Diplomatët turq, të cilët janë në dijeni të plotë që sytë e të gjithë botës janë të drejtuar tek ata, nuk ngurojnë të shprehin hapur se janë liberalë, laikë dhe mbi të gjitha influencë e përgjegjshme për fqinjët e tyre dhe më gjerë. Pyetja sigurisht ngrihet për shkak të ngjarjeve të pranverës së kaluar, kur në një mënyrë shokuese, Turqia i bëri Iranit dhuratën e padëshiruar dhe votoi kundër rezolutës së Shteteve të Bashkuara, të sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara për të vendosur sanksione mbi Iranin. Më pas shpërtheu zemërimi i saj kur komandot izraelite, të vendosur për të ndaluar flotilën që lundronte nga Turqia për në Gaza, vranë tetë qytetarë turq gjatë kursit të një operacioni të dështuar. Incidenti la një ndjenjë të thellë se Turqia e shihte Iranin si një mik dhe Izraelin si një armik. Politika turke "zero probleme me fqinjët" dukej se kishte për qëllim dhe të armiqësohej me aleatët e saj të vjetër të Perëndimit vetëm për të qetësuar shtetet që ndodheshin në oborrin e shtëpisë së saj, dhe përfshirë këtu edhe më të keqin e të gjithëve. Thomas Friedman, i gazetës "The New York Times", shkroi se, "Turqia duket e vendosur t'i bashkohet frontit të rezistencës Hamas-Hezbollah-Iran kundër Izraelit". Unë mendoj se këto janë gjepura. Rreth çështjes së Izraelit, gati me çdokënd që kam folur virtualisht në Turqi, duke përfshirë këtu edhe kritikat e ashpra të AKP-së drejtuese, ka thënë se opinioni publik është shokuar dhe zemëruar tejmase nga ngjarja në fjalë. Për herë të parë që nga koha e Perandorisë Osmane, ndodhi që qytetarët turq të vriten nga një ushtri e huaj dhe si rrjedhojë asnjë qeveri në vend të saj nuk do të kishte ruajtur legjitimitetin e saj pa pretenduar një apologji publike. Fakti që figurat prijëse të vendit duhet ta kishin përshkruar incidentin si një terrorizëm shteti është një çështje tjetër. Turqia është ende duke pritur për atë apologji edhe sot e kësaj dite. Përsa i përket Iranit, është e qartë se ministri i Jashtëm, Ahmet Davutoglu dhe skuadra e tij me të vërtetë besonin se Perëndimi do ta mirëpriste marrëveshjen që kishin planifikuar, me anë të së cilës Irani do të binte dakord të transferonte 1.200 kilogramë uranium jashtë vendit që të pasurohej për qëllime civile. Fakti që ata gaboheshin ndoshta flet shumë rreth ambivalencës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barck Obama, rreth dëshirës për të angazhuar Iranin po aq sa flet për jobesnikërinë apo tonin e shurdhët të Turqisë. Megjithatë, zyrtarët turq e pranojnë se kanë vënë në rrezik me veprimet e tyre markën e identitetit që duan të ruajnë dhe se kanë ende punë serioze riparuese për të bërë. "Na duhet të bëjmë diçka që bie shumë në sy", thotë Yenel. Ndoshta Turqia mund të bindë Hamasin që të lirojë Gilad Shalit, ushtarin izraelit të rrëmbyer. Për këtë në fakt duhet me të vërtetë fat. Kryeministri, Recep Tayyip Erdogan, ka hequr dorë në dukje nga fiksimi i tij ndaj incidentit të Gazës dhe ndaj poshtërsisë izraelite. Një panel investigativ i Kombeve të Bashkuara mund të japë një gjykim përfundimtar rreth incidentit të flotilës në fillim të vitit 2011 duke përfshirë këtu edhe apologjinë izraelite që Turqia e pret me aq ankth. Nuk është aspak e drejtë të thuash se Turqia ka zgjedhur Lindjen e Mesme apo islamin mbi Perëndimin. Aspirata e Turqisë për anëtarësim të plotë në klubin e Perëndimit, duke përfshirë këtu edhe Bashkimin Europian është ende forca e tyre drejtuese kryesore. Por, fakti është që Turqia ka shumë aspirata dhe disa mund të bien në kontradikta me njëri-tjetrin. Vendi do të jetë një forcë e vërtetë rajonale në një rajon shumë dyshues ndaj Perëndimit, ndaj Izraelit dhe ndaj Shteteve të Bashkuara; një forcë Sunni që sillet si komisioniere e Sunnive në Liban, Irak dhe kudo; një anëtare kryesore e lidhjeve të reja të forcave në zhvillim kudo nëpër botë dhe gjithashtu një aleate e besueshme e Perëndimit. Kur Turqia do të jetë e detyruar të zgjedhë një ndërmjet këtyre roleve, duket se më e favorizuar për të është fqinjësia dhe ky është rasti kur voton kundër sanksioneve mbi Iranin. Në samitin e fundit të tetorit në Bruksel të NATO-s për shembull, Davutoglu, ka shprehur skepticizëm rreth mbrojtjes raketore pasi sido që të jetë, ky lloj sistemi do të shkojë drejt vendeve si Irani dhe Siria, vende të cilat Turqia refuzon t'i karakterizojë si kërcënuese. Zyrtarët turq insistojnë se përqafojnë "vlerat universale" që drejtojnë diskutimin publik dhe jo vetëm politikën e Perëndimit. Por, nga ana tjetër duket se i japin vëllezërve të tyre myslimanë rrugë të lirë për të shkelur të drejtat e njeriut. Erdogan shfajësoi tërësisht Presidentin sudanez, Omar Hassan al-Bashir, duke thënë : "Një mysliman nuk mund të kryejë kurrë gjenocide". Ai gjithashtu përgëzoi publikisht Presidentin iranian Mahmoud Ahmadinejad për fitoren e tij në vitin 2009, fitore që u kritikua ashpër nga të gjithë si e manipuluar. Ndryshe nga Kina madje edhe nga India, Turqia nuk mbështetet në gjuhën e "sovranitetit" kur mbron regjimet abuzive, kjo është një veçori e Perëndimit i cili e njeh mirë ligjin ndërkombëtar. Ndoshta dilema e saj ka të bëjë pikërisht me fqinjësinë që ka aq shumë për zemër: Nuk mund të jesh një lider rajonal i Lindjes së Mesme nëse i merr shumë seriozisht të drejtat themelore të njeriut. Por, ndoshta problemi ka të bëjë edhe me gjendjen e paqëndrueshme të demokracisë së vetë Turqisë. Tetë vjet pasi Erdogani erdhi në pushtet, turqit laikë ende kanë dyshime rreth angazhimit të tij dhe të AKP-së kundrejt të drejtave të njeriut, tolerancës dhe ligjit. Edhe pse shumë nga njerëzit me të cilët kam folur e shohin referendumin e fundit konstitucional, i cili mbi të gjitha reduktoi pushtetin e forcave të armatosura mbi qeverinë, si një konsolidim i mëtejshëm i demokracisë turke, disa të tjerë e shohin si një tentativë e AKP-së për të rritur kontrollin që ushtron ndaj shtetit. Turqit laikë kanë frikë se vendi është drejt rrugës për t'u bërë akoma më shumë konservator të paktën nëpër vendet periferike. Që nga koha e Kemal Ataturkut, Turqia ka qenë tejmase e angazhuar ndaj "bindjeve europiane". Por, Ataturku ka qenë një modernizues, jo liberal, dhe një nga sloganet e tij më të famshme ka qenë: "Për popullin, pavarësisht popullit". Megjithatë, Turqia e ditëve të sotme është një histori suksesi, që Perëndimi i ka të gjitha arsyet ta mirëpres. Imazhi i kosmopolitanizmit të matur dhe tolerant, që ajo i ofron audiencës së Lindjes së Mesme, i vjen në ndihmë jo vetëm forcës së butë turke, por edhe paqes dhe sigurisë globale. Kjo nuk është pak. Turqia tani nuk kënaqet më vetëm me të qenit ylli më i shndritshëm në fqinjësinë e saj të errët, ajo dëshiron të luajë rol të rëndësishëm në rang botëror dhe pikërisht kjo ambicie do të jetë arsye që do ta detyrojë Turqinë të gjejë balancë të re ndërmjet identiteve të saj të ndryshme.

KOMENTE