English

Aksion për armët e zjarrit në Durrës, arrestohen 6 persona, bllokohet arsenal

Durrës, 7 nëntor, NOA – Një aksion i forcave të policisë në Durrës ka bërë të mundur arrestimin e 6 personave për armëmbajtje pa leje. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se aksioni i policisë është zhvilluar në zona të ndryshme të qytetit, ku ka pasur informacione se persona të caktuar mbanin armë zjarri dhe municione pa leje.

Fillimisht forcat e policisë kanë ndërhyrje në fshatin Arapaj të qytetit bregdetar, ku pas kontrollit të ushtruar janë ndalur katër të rinj.

Ata janë Sh.D.,16 vjeç. 2.K.S.,17 vjeç, Ramazan Domi, 19 vjeç, Klejton Ternici, 19 vjeç, të gjithë banues në rrethin e Durrësit.

Të katër të rinjtë janë ndalur më datën 5 nëntor në fshatin Arapaj me një automatik model 56 i kalibrit 7.62 mm.

Ndërkohë që nga kontrollet e policisë është arrestuar dhe 36-vjeçari Altin Hamiti. Pas kontrollit që ushtroi në banese policia në datën 1 nëntor është, i është gjetur një automatik model 56 i kalibrit 7.62 mm, 2 krehëra me nga 30 copë fishekë, 2 krehëra me nga 10 copë fishekë model 56.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se për armbëjtje pa leje është arrestuar nga policia dhe 24-vjeçari Mariglen Gjinaj.

Gjinaj u arrestua në ambientet e një hoteli në lagjen Nr. 14 në Durrës, pasi gjatë kontrollit të policisë ju gjet një pistolete tip “Zastava” dhe nje krehër me dy fishekë.

a.k/NOA
KOMENTE