Tiranë, 7 Nëntor 2010 NOA – Kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pati pasditen e sotme një bisedë telefonike me kryetarin e sapozgjedhur të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, njëkohësisht, kryetar i Bashkisë (komuna) së Prishtinës.
Zyra e shtypit të kryeministrit i tha agjencisë NOA se në këtë bisedë miqësore, kryeministri Berisha i përcolli z. Mustafa urimet e tij më të mira me rastin e zgjedhjes së tij sot, në krye të LDK.
“Berisha e përgëzoi z.Mustafa për suksesin e merituar, sikundër i kërkoi atij të përshëndeste të gjithë delegatët e Kuvendit të LDK për suksesin e punimeve të Kongresit të tyre, për garën e shkëlqyer dhe demokratike në zgjedhjen e udhëheqjes së tyre”, - përfundon deklarata e zyrës për shtyp të Kryeministrit.
e.r/NOA