Birmani, 7 nëntor, NOA - Në Birmani kanë nisur zgjedhjet e para qysh prej 20 vjetësh. Në vendin më të varfër aziatik janë thirrur për të votuar rreth 30 milionë qytetarë.
Junta ushtarake po zhvillon zgjedhje për dy dhomat e parlamentit dhe 14 parlamentet rajonale, por i rezervon vetes kudo të drejtën për një të katërtën e vendeve.
Politikanja e rëndësishme opozitare dhe mbajtësja e çmimit Nobel për paqe, Aung San Suu Kyi ndodhet në arrest shtëpie dhe ka bërë thirrje për bojkotim të zgjedhjeve.
Partia e saj NLD u shpërbë me detyrim.
Sekretarja e Shtetit të SHBA, Hillary Clinton tha se rrethanat e zgjedhjeve parlamentare tregojnë shpërdorimin e pushtetit nga junta ushtarake. - Birmania qysh prej vitit 1962 qeveriset nga usharakë. Ata e ndërruan emrin e Birmanisë në Myanmar.
NOA/DV