Najrobi, (Kenia) 7 nëntor, NOA - Një oficer i policisë ka vrarë 10 persona në disa lokale të ndryshme në Kenia. Mediat ndërkombëtare njoftojnë se polici ka qenë në një moment depresioni dhe ka humbur krejtësisht kontrollin.
Masakra ka ndodhur në Siakago, 150 km në verilindje të kryeqytetit, Najrobi. Punonjësi i forcave të rendit që duhet të garantojë jetën e qytetarëve, ka qëlluar në tre lokale të ndryshme.
Fillimisht ka vrarë nga një person në lokalet e para ku ka hyrë. Ndërsa në lokalin e tretë ka kryer një kasaphanë të vërtetë, duke vrarë tetë persona. Më pas polici u përpoq vrasë veten, por duke qenë se nuk kishte më municione u detyrua të dorëzohet.
NOA