Fier, 7 Nëntor 2010 NOA – Skenarët e filmave janë përsëritur në jetën reale dhe protagonistë këtë radhë ishin tre djem adoleshentë nga Vlora që gjetën Fierin si mundësi e artë për të grabitur me dhunë.
Për më tepër, grupi i hajdutëve bastardë kryente në seri vjedhje të ndryshme në qytetin e Fierit dhe prej disa kohësh ishte shndërruar në makthin e bizneseve të vogla.
Por sot, tre djemtë ranë në pranga pasi strukturat e Hetimit te Krimit ne Drejtorinë e Policise Qarkut Fier, finalizuan me sukses pas disa muajsh hetimesh intensive operacionin e koduar “Unaza”.
Ky aksion ka bërë të mundur ndalimin e shtetasve:
B.S 17 vjeç, banues ne Vlore, i padënuar.
V.B 17 vjeç, banues ne Vlore, i padënuar dhe
Arben Sulçaj, 20 vjeç, banues ne Vlore, i padënuar.
Që të tre, akuzohen se në bashkepunim me njeri-tjetrin kane vjedhur ne qytetin e Fierit ne kohe te ndryshme.
Konkretisht ne date 12.05.2010 ne lagjen “Apolonia” kanë plaçkitur dyqanin argjendari ne pronesi te Ll.D ku fillimisht kane kërkuar te blejne diçka dhe me pas nen kërcënimin e nje pistolete lodër kane lidhur shitësen me natriban dhe kane marre prej aty nje sasi sendesh floriri.P
Po keshtu treshja e famshme vlonjate kane vepruar ne date 26.08.2010, ku kane vjedhur nje sasi sendesh argjendi dhe nje kompjuter laptop ne dyqanin argjendari ne lagjen “Konferenca e Pezes” ne pronësi te shtetasit L.P.
Në sajë të punes intensive të policisë Fieri, në bashkepunim dhe me Drejtorine e Policise Qarkut Vlore e Prokurorine e Rrethit Gjyqësor Vlore duke përdorur dhe metoda te hetimit special u be e mundur qe pas disa muajve hetimesh te behej dokumentimi i plote ligjor dhe identifikimi dhe kapja e autorëve.
Ne vijim te veprimeve hetimore nga kontrolli i ushtruar ne banesat e shtetasve tre adoleshentëve në Vlorë, u gjetën dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje sasi prej 40 fisheke pistolete, nje granate dore, 264 gramë drogë e llojit canabis sativa dhe nje sasi bizhuterish te cilat kane rezultuar te vjedhura ne dyqanet e argjendarive te lartpermendura.
Policia tha se materialet ne ngarkim te shtetasve te mesiperm do ti referohen Prokurorise Rrethit Gjyqesor Fier per vepren penale “Vjedhje me dhune e kryer ne bashkepunim”,“Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe municioneve”, “Prodhim dhe shitje te narkotikeve”
e.r/NOA