English

Gjendet i masakruar burri i zhdukur në Dibër, dyshohet grabitja

Dibër, 7 Nëntor 2010 NOA – Zhdukja prej më shumë se tre javësh e një burri të moshuar në Dibër, ka mbetur mister deri sot, pasi trupi i ti u zbulua në një pyll ku ishte i copëtuar pasi mendohet të jetë bërë pre i kafshëve të egra.

Rahman Marku, rreth 75 vjeçar, lindur e banues në qytetin e Peshkopisë, për herë të fundit ishte parë muajin e kaluar kur ishte nisur nga Tirana për në Dibër pasi kishte shkuar tek disa të afërm.

Por që atë ditë asgjë nuk dihej për fatin e tij dhe familjarët pasi dështuan në përpjekjet për ta gjetur, kërkuan edhe ndihmën e policisë. Kjo e fundit, kreu kërkime por deri sot, pa sukses.

Gjatë paradites, kalimtarë të rastësishëm kanë parë një trup të masakruar i cili ishte copëtuar dhe lajmëruan policinë.

Ekspertët e policisë shkuan në vendngjarje dhe hodhën dyshime se i ndjeri pasi kishte vdekur, ishte ngrënë nga kafshët e egra.

Nga hetimet e para lokalizohet pista e grabitjes së mundshme. Të ndjerit nuk iu gjetën të holla me vete, edhe pse familjarët thanë se ai kishte pasur me vete një shumë të konsiderueshme.

e.r/NOA

KOMENTE