Tiranë, 7 nëntor, NOA – Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deputetë, anëtarë të kryesisë dhe drejtues të tjerë të LSI-së, do të jenë paraditen e stome në qytetin e Lushnjës. Qëllimi i takimit ka të bëjë me ristrukturimin e strukturave si dhe me anëtarësimet reja në parti.
Burime nga LSI-ja thanë për Agjencinë NOA se gjatë takimit me elektoratin e këtij qyteti, kreu i LSI-së do tu jap anëtarëve të rinj teserat e partisë.
Takimi zhvillohet edhe në vazhdën e një komunikimi më të gjerë mes drejtuesve dhe elektoratit. Që pas largimit nga ministria e Jashtme, Meta u shpreh se do të jetë më afër elektoratit.
Ndërsa në takimin e zhvilluar pak kohë më parë më drejtuesit e LSI-së në Tiranë, Meta tha se drejtuesit e partisë nuk do të bëjnë asnjë fundjeve pushim, duke shkuar në të gjitha qytetet dhe duke u njohur nga afër me shqetësimet e banorëve dhe të elektoratit.
Dje kreu i LSI-së ka qenë në Berat ku zhvilloi një takim m drejtuesit e kësaj partie dhe ku u diskutuan gjerësisht çështje që kanë të bëjnë me përgatitjen e zgjedhjeve vendore.
a.k/NOA