English

Obama: Pakistani s’ka bërë përpjekje kundër terrorizmit

Indi, 7 nëntor, NOA - Presidenti amerikan Barack Obama ka kritikuar Pakistanin për angazhim të mangët në luftën kundër terrorizmit.

Në Pakistan nuk ka asnjë përparim të shpejtë në luftën kundër ekstremistëve, siç e dëshiron SHBA-ja, tha Obama para studentëve në metropolin ekonomik në perëndim të Indisë, në Mumbai.

Ekstremizmi mysliman është një "plagë kanceroze", që mund t'i kushtojë potencialisht Pakistanit, tha ai më tej.

Obama i bëri thirrje dy superfuqive atomike, Indisë dhe Pakistanit që t'u japin fund mosmarrëveshjeve dhe të punojnë më shumë në të ardhmen së bashku. Presidenti amerikan ndërkohë ka udhëtuar për në Nju-Delhi.

Aty ai do të takohet me kryeministrin Manmohan Singh.

NOA/DV

KOMENTE