Romë, 7 nëntor, NOA – Pagjumësia, shqetësimet në frymëmarrje dhe temperaturat e larta gjatë netëve për fëmijët janë bërë vitet e fundit tejet shqetësuese.
Sipas një studioje mjekësore italiane, në dy vitet e para të jetës, pagjumësia godet 20-30 përqind të fëmijëve, si 10-15 përqind të fëmijëve deri në moshën trevjeçare.
Sipas mjekëve problemet që shkaktojnë temperaturat e larta gjatë netëve duket se shqetësojnë nga 3-27 përqind të vogëlushëve deri në moshën gjashtëvjeçare.
Mjekët bëjnë thirrje që nëqoftëse këto shqetësime të fëmijëve të vegjël nuk kurohen në kohë, ato mund mund të provokojnë më pas, shqetësime të tjera të pakujdesisë, irritimit nervor, mungesë vëmëndjeje gjatë mësimit deri në shqetësime të rrugëve kardiovaskulare.
Këto shqetësime të fëmijërisë janë edhe arsye për shumë neuroza që përjetohen në moshë të rritur.
mit/NOA