English

Pasqyra e Shtypit, 7 Nëntor 2010

Tiranë, 7 Nëntor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Diel, 7 Nëntor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin kryesor “Priten ndryshime në qeveri, ikën Vasili dhe Basha”, është një artikull i kësaj gazete që flet për ndërrimin e karrigeve në kabinetin e qeverisë Berisha. Artikulli u referohet burimeve nga mazhoranca ku në vend të Vasilit pritet të jetë ish-deputeti i PS-së, Vangjel Tavo.

“Lejla Kuçi: Kur ne ishim të përdalat e Shqipërisë”, është një intervistë e një prej balerinave të viteve 1950 në Shqipëri.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Felaj-Bregu, ja c’ndodhi më 21 tetor”, “Pasaporta në 2 dite më 15 mijë lekë, ku aplikohet”. Gazeta “Panorama” publikon si artikull kryesor ditën e sotme atë me titull “Vendimi i qeverisë, pensionet 30 milionë dollarë për ushtarakët”, i cili flet për rritjen e pensioneve për disa kategori, ku në mënyrë të veçantë flitet për ish-ushtarakët.

“Rrëfimi i Eduard Shalsit, si e njoha të fejuarën time të re, me ish-gruan ruaj miqësi”, është një intervistë e deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Shalësi, i cili flet për jetën e tij private.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazte: “Taksat vendore, Rama i kërkon takim Berishës”, “Greqia u heq pensionet minoritarëve në Shqipëri”, “Gjykata zbardh vrasjet mes reperëve Noizy dhe Stresi”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Saba D’Elia: Parlamenti nuk po funksionon”, ku pasqyrohet një intervistë e ambasadorit italian në Shqipëri, i cili deklaron se kriza politike në vend është e tjezgjatur.

“Noizy goditi Stresin, Gjykata: Shkaku i goditjes me armë në Top Fest”, është një tjetër artikull që flet për dy grupet rivale të hip-hopit në vend dhe për incidentin e ndodhur mes tyre në muajin maj.

Vijojnë disa nga tituj e tjerë të kësaj gazete; “Pronarët e vilës: Kosova të refuzojë ambasadën”, “Durrës, miratohet lista me 90 përfituesit e kredisë së butë”, “Nga komunizmi të Lacio, rrëfimi i rrallë i Igli Tares”.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “ Skandali, atje është Omonia”, i cili flet për ndërtimin e memorialit të ushtarëve grek në varrezat e Boboshticës në Korçë. Gazeta i referohet deklaratës së kreut të OMONIA-s për ndërtimin e memorialit.

“Kryeministri Sali Berisha drejt një takimi të ri me kryebashkiakun”, është një tjetër artikull i gazetës që flet për shoqatat e autonomisë vendore.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Pasaporta e re brenda 48 orësh” “KLD-ja përgatit ndëshkime për gjyqtarët”, “Lista e branave me rimbursim, tkurret fondi”, “Lista e zgjedhësve, qeveria bllokon bashkitë”.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Puna për integrimin, opozitën e kemi kundër, i cili flet për deklaratat e kryeministri Sali Berisha në Shkodër, ku ka akuzuar opozitën se po pengon integrimin e vendit.

“Haqja e vizave, tani pasaporta merret për 2 ditë”, është një tjetër artikull i kësaj gazete që flet për procedurat e përshpejtuara.

Vijojnë tituj të tjerë të kësaj gazete; “Petro Koçi: G99 të kërkojnë falje para se të hyjnë në PS”, “Legalizimet, listat e reja për ndërtimet në Vlorë dhe në Tiranë”, “Tahiri: Berisha refuzoi ndërkombëtarët”

n.e/NOA

KOMENTE