English

Sot “kryengritja” e OM-së kundër qeverisë se Gruevskit

Shkup, 7 nëntor, NOA - Partia Të Bashkuar për Maqedoninë (OM) sot do të mbajë protestën e ashtuquajtur “Kryengritja kundër Qeverisë aktuale”.

Lideri i kësaj partie, Lube Boshkovski, ish-ministër i brendshëm maqedonas ka ftuar qytetarët për mbështetjen e kësaj proteste kundër politikave qeveritare.

“Frika, apatia dhe mungesa e shpresës vetëm se po e ushqejnë regjimin e kryeministrit Gruevski dhe familjes së tij. Lustrimi po shihet qartë se nuk po zbatohet dhe nuk ka vullnet politik. Të mos flasim për politikën e jashtme dhe takimet e dështuara bilaterale për emrin. Kriza ekonomike dhe borxhet e reja ndaj FMN-së dhe Bankës Botërore”, theksoi Boshkovski.

Protesta deri tani nuk është mbështetur nga forcat e tjera politike opozitare.

NOA/INA

KOMENTE