Athinë, 7 nëntor, NOA - Në Greqi sot po mbahen zgjedhjet lokale 13 rajone administrative dhe në 325 komuna. Gara kryesore është mes PASOK dhe Demokracia e Re.
Një fitore e ngushtë pritet të jetë midis dy partive rivale, ndërsa në Selanik dhe disa zona tjera pritet fitorja e partive nacionaliste.
Rezultatet e këtyre zgjedhjeve do të varen edhe për mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të paralajmëruar nga kryesocialisti dhe kryeministri Jorgos Papandreu.
Kryeministri Papandreu paralajmëroi se në rast se nuk do të fitojë partia e tij mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet lokale, atëherë ai do të shpallë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Sipas anketave, PASOK e kryeministrit Papandreu pritet të fitojë një diferencë të vogël të votave në krahasim me forcat e tjera politike, por paralajmërimet janë edhe për humbje në disa rajone të rëndësishme siç është edhe Athina.
Këto zgjedhje lokale janë të para pas reformës së ndarjes së re administrative, nga 54 rajone administrative u formuan 13 rajone dhe nga 1014 komuna u formuan 325 komuna. Mandati i kryetarëve dhe guvernatorëve të zgjedhur është rritur nga katër në pesë vite. Qeveria e kryeministrit Papandreu u zgjodh para 13 muajve, ndërsa zgjedhjet e ardhshme parlamentare në bazë të kushtetutës do të mbahen në pjesën e dytë të vitit 2013.
NOA