English

Vdes shqiptari në Itali, rrëzohet duke punuar për riparimin e çatisë

Breshia (Itali), 7 nëntor, NOA - Një aksident tragjik i ka kushtuar jetën një 37-vjeçari shqiptar në Itali. Saimir Gjeci nga Kavaja është rrëzuar nga çatia e një magazine ndërsa ka qenë duke riparuar çatinë e saj.

Korrespodenti i Agjencisë NOA në Itali raporton se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Breshia të Italisë në kompaninë “Tecnocomponenti Spa”, e cila prodhon parafabrikate dhe hidrosanitare. Gjeci ka rënë nga çatia e ndërtesës së firmës, në një lartësi prej 13 metrash, dirsa ka qenë duke montuar disa pjesë të çatisë.

Kolegët e tij kanë njoftuar menjëherë policinë dhe urgjencën e spitalit, por 37-vjeçari kish marrë dëmtime në kokë dhe në shtyllën kurrizore, gjë e ka sjellë dhe vdekjen e menjëhershme të tij.

Ngjarja ka sjellë dhe marrjen e masave të sigurisë nga kompania që e kish punësuar atë. Diego Frigoni përgjegjësi i punonjësve të kompanisë ka thënë se është e pakuptimtë sesi ka ndodhur ngjarja.

Ai ka sqaruar se Gjeci ka qenë ndër punonjësit më të kualifikuar në 20 vitet që kompania ka aktivitetin e saj. Gjeci punonte prej dy vitesh në këtë kompani.

Ai jetonte në Carpenedolo së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij.

a.k/NOA

KOMENTE