English

Vetëvendosja, 4 qendra në Gjilan, Kurti: Shqipëri-Kosovë kufi i papranuar

Gjilan, 7 nëntor, NOA – “Kufiri Shqipëri-Kosovë është kufi i vendosur dhunshëm, dhe shqiptarët kurrë nuk e kanë pranuar atë si të natyrshëm”.

Kështu u është drejtuar banorëve të Gjilanit kreu i lëvizjes vetëvendosja Albin Kurti ku ka themeluar edhe katër qendra të saj në këtë komunë.

Kështu lëvizja Vetëvendosje është shtrirë edhe nëpër lagjet dhe fshatrat e kësaj komune, si Bresalc, një nga fshatrat e mëdha, lagjet Dheu i Bardhë dhe Dardania I e II.

Në këto tubime themeluese përveç anëtarëve të Këshillit të Qendrës nga Gjilani, mori pjesë veç liderit Albin Kurti edhe Afrim Hoti, vëllai i mendimtarit dhe një prej figurave emblematike të politikës dhe rezistencës intelektuale shqiptare, Ukshin Hotit.

Në themelimin e pikës në lagjen Dheu i Bardhë, qytetarëve të pranishëm iu drejtua edhe Afrim Hoti i cili u komunikoi atyre fjalët e të vëllait Ukshin, i cili deklaronte se “Republika nuk më nevojitet si dekor për ta varur në mur, por si diçka që do të mundësojë zhvillim shoqëror-ekonomik dhe të garantojë jetë dinjitoze”.

Gjatë këtij tubimi folën edhe Albin Kurti e Ismail Kurteshi, të cilët në debatin e zhvilluar iu përgjigjën pyetjeve të ndryshme të të pranishmëve, shpeshherë duke u ndërprerë me duartrokitje.

Ndërkaq në një tubim të përbashkët u themeluan edhe pikat për Lagjet Dardania I dhe II.

Qytetarëve të shumtë programin e Lëvizjes Vetëvendosje ua shpalosën lideri i Lëvizjes Albin Kurti, Ismail Kurteshi dhe Nexhmedin Shaqiri.

Duke iu referuar situatës politike në Kosovë, Albin Kurti theksoi se “Nëqoftëse në vitin 2011 nuk bëhet pak më mirë, atëherë pa asnjë mëdyshje do të jetë shumë më keq”. Edhe këtu qytetarët shtruan pyetje dhe zhvilluan një debat të frytshëm, ku profesori Shaban Myrtaj theksoi faktin se “përveç prangave nuk kemi ç’humbim, andaj për t’iu qasur ndryshimeve të mëdha duhet të guxosh.

Anëtarë të Këshillit të qendrës Vetëvendosja në Bresalc u zgjodhën:

1.Agron Muja

2.Remzi Kçiku

3.Ejup Kurti

4.Shyhrete Muji

5.Muharrem Murati

6. Arsim Murati

7. Zaim Rexha

8. Ilir Selimi

9. Fatlum Oruqi

10. Driton Kurti

11. Premtim Muji

12. Mimoza Selimi

13. Jashar Syla

14. Emin Miftari

15. Bajram Hyseni

16. Qerim Syla

Anëtarët e Këshillit të lëvizjes në lagjen Dheu i Bardhë u zgjodhën:

1.Nevzad Isufi

2. Nefail Haziri

3. Lulzim Bajrami

4. Fidan Sadiku

5. Bukurie Mustafa

6. Adnan Haziri

7. Zeqir Rexhepi

8. Selami Maliqi

9. Bekim Syla

10. Ilir Sherifi

11. Fidane Latifi

12. Ramadan Osmani

13. Osman Gërbovci

14. Isa Maliqi

15. Blerim Pajaziti

16. Amir Rashiti

17. Nedih Morina

18. Ali Sadiku

19. Asllan Grabovci

20. Herolindë Rashiti

21. Avni Berisha

22. Zekri Rexha

23. Ibrahim Rrustemi

Anëtarë të Këshillit në lagjen Dardania I u zgjodhën:

1.Avni Isufi

2.Nexhmadin Shaqiri

3.Avni Rudaku

4.Arianit Shkodra

5.Valon Tërstena

6.Fazli Behluli

7.Qemajl Jonuzi

8.Shefik Fejzullahu

9.Florin Rudaku

10.Emine Xhelili

11.Enver Rexhepi

12.Vigan Sylejmani

13. Shaban Myrtaj

Anëtarë të Këshillit të Pikës për Dardania II u zgjodhën:

1.Osman Ajeti

2.Avni Islami

3.Arben Kadriu

4.Leutrim Fazliu

mit/NOA

KOMENTE