English

Xhaferraj: Shqipëria, e para në botë për tu vizituar në vitin 2011

Tiranë, 7 nëntor, NOA – Ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferraj deklaroi se Shqipëria është një prej vendeve që agjencitë ndërkombëtare të turizmit e kanë vlerësuar si më të mirën për tu vizituar gjatë vitit që vjen.

Xhaferraj ju referuar agjencisë “Lonly Plant” e cila e ka renditur të parin vendin tonë në vlerësimin e përvitshëm që sugjeron për klientët e saj.

“Lonely Planet, një nga prestigjiozet me të njohura në botë në fushën e udhërrëfyesve turistike zgjodhi të shpallte këtë fillim jave Shqipërinë si destinacionin e parë turistik për tu vizituar ne vitin 2011”, tha Xhaferraj.

Ai u shpreh se plazhet, infrastruktura e re, natyra e bukur, trashëgimia e pasur kulturore, siguria e vendit, jeta e natës, kuzhina e mirë, aventurat malore dhe mikpritja shqiptare, cilësinë që e kanë zgjedhur vendin tonë nga Lonely Plant.

“Kuptohet që ky imazh shumë i mirë për vendin, vjen falë përkushtimit të Qeverisë: Turizmi prioritet, ku 6 vite me pare kemi pasur 400 mije vizitorë dhe vetëm për 10 muajt e pare të këtij viti kishim 3 200 000 vizitorë”, tha Xhaferraj.

Ai u shpreh se përgjegjësia për turizmin duhet të fokusohet vetëm në përmirësimin e cilësinë.

“Sfida e përbashkët që kemi ne, qeverisja vendore dhe partneret private është të përmirësojmë cilësinë në shërbime, cilësinë në pastrim, cilësinë në promocion, cilësinë në plane urbanistike, cilësinë në investime”, tha ai.

a.k/NOA

KOMENTE