Mallakastër, 8 Nëntor 2010 NOA Update – Në aksidentin fatal rrugor që ndodhi mbrëmjen e sotme në zonën e Mallakastrës dyshohen gjashtë të vdekur dhe disa të plagosur.
Korrespondenti i agjencisë NOA citon burime në vendngjarje të pohojnë se ishte autobusi i linjës Tiranë-Athinë i cili po përshkonte aksin rrugor pranë fshatit Fratar në Ballsh dhe u bë objekt i tragjedisë.
Autobusi ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë, në një lartësi prej disa dhjetëra metrash.
Për pasojë dyshohet se kanë gjetur vdekjen gjashtë deri tetë vetë, por policia në vendngjarje thotë se ende nuk ka shifra të sakta përfundimtare.
e.r/NOA
Në foto: Nje grua e plagosur ne aksidentin automobilistik ne aksin rrugor Fier-Tepelene, ne afersi te fshatit Ziaj te komunes se Fratarit, e shtruar ne spitalin e Fierit. Ne kete aksident kane humbur jeten 9 persona dhe rreth 40 te tjere jane plagosur. NOA/LSA
Lexoni gjithcka mbi ngjarjen tragjike