English

BBC, shkarkohet nga puna se kishte rrudha në fytyrë kur doli në transmetim HD

Angli, 8 nëntor NOA - Një gazetare e BBC ka akuzuar ndërmarrjen pasi sipas saj ajo është larguar nga puna si rrjedhojë e rrudhave në fytyrë.

Mirian O'Reilly, 53-vjeçe, prezantuese deri para shumë pak kohësh e programit Countrylife, ka akuzuar televizionin për diskriminim seksual në bazë të moshës.

Në gjykatë ajo bëri të ditur se 9 muaj para se ta pushonin eprorët i kishin thënë se definicioni i lartë i kanalit televiziv që ka kaluar në HD nuk ka më mëshirë.

r.b/NOA

KOMENTE