English

Berisha: Heqja e vizave, një ngjarje shumë e madhe historike që ndan epoka

Tiranë, 8 nëntor, NOA – Me një pamje mjaft entuziaste, kryeministri Berisha ka përshëndetur para një grupi studentësh vendimin e pritshëm nga një moment në tjetrin, për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian.

Ai ka pohuar se ka preferuar me kënaqësi që ta presë mes tyre vendimin historik të Bashkimit Evropian, pasi ishin vetë studentët, ata që të parët në vitet ’90 dolën në krah të Azem Hajdarit duke protestuar “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” dhe për arsyen e dytë, se sipas tij, te studentët liria është një pasion i ndezur.

“Një ngjarje shumë e madhe që ndan epoka, sepse ne kemi vuajtur më shumë se kushdo tjetër nga izolimi. Ju keni fatin më të madh që jetoni në kohën e lirisë, nuk ka fat më të madh sesa të kesh liri dhe ne e merituam këtë vendim”, iu është drejtuar ai studentëve...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE