English

Berisha: Heqja e vizave, të nderuar qofshin kombet evropiane që na falën besimin!

Tiranë, 8 nëntor, NOA Update – Pasi e ka pritur vendimin historik të heqjes së vizave mes një grupi të studentëve të Tiranës, dhe aty ka lëshuar deklaratat e para uruese ndaj tij, kryeministri Berisha sapo ka dalë në një konferencë zyrtare për të përcjellë deklaratat zyrtare ndaj tij.

“Nderim më të madh në këtë ditë historike, të gjithë atyre që 20 vjet më parë mbushën sheshet e Tiranës me thirrjet ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa’. Sot Be mori vendimin për të lëvizur të lirshëm në hapësirën evropiane të lirisë, duke shënuar qëndrimin në realitet të ëndrrës më të bukur të të rinjve dhe shqiptarëve në tërësi”, u shpreh ai.

Sipas Berishës, pas rënies së hekurt, ky është mesazhi më miqësor që kombet e Evropës u dërgojnë shqiptarëve në 98-vjetorin e pavarësisë së tyre.

“Ne do të kremtojmë pavarësinë e vendit tonë me dinjitetin më të madh se kurrë. Ky vendim, është urimi më i përzemërt që kombet e Evropës u dërgojnë shqiptarëve në shembjen e murit të Berlinit në Tiranë, themelimit të krijimit të forcës së parë opozitare politike në vend”, tha ai.

Berisha më tej ka shtuar se ky vendimi, është edhe kartolina më e bukur e jetës së qytetarëve shqiptarë, për festat e fundvitit, Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, se që sot, ne do t’i festojmë këto festa më të gëzuar se kurrë.

“Zoti i bekoftë kombet evropianë dhe flamurin e Evropës së Bashkuar dhe garantoj se kjo qeveri qëndron e vendosur për bashkëpunimin e ngushtë që ky akt madhor besimi historik ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve të mos krijojë as edhe problematikën më të vogël, por të shpërblehet me besim të merituar”...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE