English

Daniel, djali që ka katër vite pa ngrënë

Angli, 8 nëntor NOA/ Rid Bulku - Nuk po arrihet të gjendet një kurë për Daniel i cili nuk ha që kur ka lindur. Daniel, një fëmijë anglez 4-vjeçar që vuan nga autizmi ka një neveri të fortë për ushqimin që familja nuk ka arritur të dalë e fituar në asnjë lloj mënyre.

Ai ushqehet vetëm me anë të një tubi që është i lidhur në stomakun e tij.

Megjithatë dieta e tij e lëngshme është gjithmonë e më pak efektive dhe Daniel kalon periudha jot ë mira.

Askush në Britani nuk ka arritur të gjejë një zgjidhje për këtë problem. Prindërit janë duke shpresuar në Universitetin e Graz, në Austri. Në këtë spital janë duke u eksperimentuar teknika të reja - ende të papërdorura në Britani - për të mësuar njerëzit me autizëm që të kenë nevojë dhe dëshirë për ushqim.

Daniel ka një formë autizmi jo shumë të rëndë që i bën të mundur një jetë jo shumë të ndryshme nga moshatarët e tij, por pamundësia për të ngrënë është pengesë e vërtetë për të.

Refuzimi absolut i ushqimit është një gjë e rrallë tek Daniel. Për tu theksuar është se në qendrën klinike të Ganz kishte vetëm dymbëdhjetë raste të ngjashme, por ata janë të gjithë djem mbi 22 vjeç.

r.b/NOA

KOMENTE