English

Filma dokumentarë në javën për Nënë Terezën në Prishtinë

Prishtinë, 8 nëntor, NOA/ Milena Selimi - Për 100 vjetorin e lindjes së Nënës Terezës, Prishtina merr pjesë në përkujtimin e veprës dhe kontributit të saj me aktivitetin e “Javës së filmave se filmave dokumentarë kushtuar Nënës Terezë”. Kjo javë do të fillojë të martën më 9 nëntor, në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Filmi, i cili hap javën është “Something beautiful for God” (Diçka e bukur për zotin, Nëna Terezë e Kalkutës).

Ky film është prodhim i BBC-së dhe është nga filmat e parë për jetën dhe veprën e Nenës Terezë.

Në filmin “Diçka e bukur për zotin, Nëna Terezë e Kalkutës”, flitet sesi Nëna Terezë dhe motrat e saj të nderit, jetojnë në një prej lagjeve më të varfra të Kalkutës.

Për ato ky është një vend normal për jetesë.

Sipas traditës së Kushteve të përjetëshme për varfëri, motrat e nderit marrin një nga shërbimet e dedikimit, për më të varfrit.

Çdo ditë e tyre fillon nga ora 04.30, me meshën në kapelën e tyre.

Pas meshës dhe mëngjesit ato pastrojnë dhe kryejnë detyrat e tjera të përditshme.

Kovat, të cilat ato i përdorin, së bashku me nga 2 petkat e bardha, prezantojnë pasionet e tyre në këtë botë.

Zërat e jashtëm në rrugë, që ndërhyjnë vazhdimisht, Nëna Terezë i konsideron të jenë në përputhshmëri me punën dhe rrethanat e tyre.

m.s/mit/NOA
KOMENTE