English

Gati Android 2.2 për Samsung GT-i9000 Galaxy S

Tiranë, 8 Nëntor 2010 NOA - Pas polemikave të shumta të muajve të fundit, me sa duket tashmë ka mbërritur momenti i lançimit në të gjitha efektet e azhornimit të Android 2.2 për smartphone Samsung GT-i9000 Galaxy S.

Shtëpia koreane ka nisur shpërndarjen në treg të programit, duke filluar me Britaninë e Madhe.

Android 2.2 për Samsung Galaxy S do të jetë i pranishëm në fund të muajit dhe në të gjithë vendet e tjera Evropiane në të cilët ai është i disponueshëm.

Për të vazhduar azhornimin e këtij program është e nevojshme që të instalohet në kompjuter program Kies, i cili ofrohet me një CD ose mund të shkarkohet në sitin e Samsung.

r.b/NOA

KOMENTE