English

Heqja e vizave, BE nuk dha asnjë votë kundër

Bruksel, 8 nëntor, NOA Update – Përveçse lajmit të mirë dhe emocionues të marrjes së vendimit nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian për heqjen e vizave ndaj Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, një lajm tjetër shtesë që e kompleton atë, është fakti se të gjitha vendet e BE e kanë votuar në unanimitet atë.

Padyshim, që ky është një fakt mjaft pozitiv, ndërsa flitej se mund të kishte reagime edhe të kundërta nga shtete të caktuara evropiane në Këshillin e Ministrave për vendimin e heqjes së vizave.

Siç bëjnë me dijeni burime të agjencisë së Lajmeve NOA direkt nga Brukseli, ku edhe u zhvillua seanca historike për Shqipërinë, edhe përfaqësues nga shtete të tilla si Holanda, Gjermania apo Franca, të cilat janë treguar disi skeptike mbi dhënien e votës së tyre pro për heqjen e vizave me dy vendet e fundit të Ballkanit Perëndimor, duket se sot e kanë bërë atë, pa asnjë lloj hezitimi ...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE